“Jam duke shkuar në mbledhje”, “jam me nxitim”: Që tri herë Kurti refuzon të flasë për ftesën e Prokurorisë - NACIONALE

“Jam duke shkuar në mbledhje”, “jam me nxitim”: Që tri herë Kurti refuzon të flasë për ftesën e Prokurorisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti nuk ka refuzuar vetëm ftesën e Prokurorisë Speciale për t`u intervistuar para prokurorëve të shtetit në cilësinë e dëshmitarit, për një çështje penale. I pari i qeverisë po refuzon të flasë edhe për refuzimin e ftesës në fjalë.

Nga dita e mërkurë, kur është bërë publike ftesa e prokurorisë, shefi i qeverisë tri herë ka refuzuar pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.

Në të tria rastet, ai ka gjetur arsye të ndryshme për të iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.

Edhe sot ka vepruar njëjtë.

Derisa ka dal nga ceremonia e hapjes së ankandit të parë të erës me kapacitet prej 100MWW, ai ka refuzuar të plasë për çështje më të përfolur në javën e fundit.

Me të parë gazetarët, ai e ka shikuar orën dhe është arsyetuar se është duke shkuar në një angazhim tjetër.

Jam duke shkuar në mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Kurti.

Për ftesën e prokurorisë, kryeministri Kurti ka refuzuar të flasë edhe të hënën, pasi është kthyer nga vizita në Slloveni.

Pavarësisht insistimit të mediave, ai nuk është ndalur.

Kjo ka qenë hera e dytë që shefi i ekzekutivit ka refuzuar pyetjet për këtë temë.

I pari i qeverisë për çështjen në fjalë nuk ka folur as një ditë pasi ishte bërë publike ftesa.

Derisa Kurti dilte nga një sallë e hotelit “Sëiss Diamond”, kryeministri iu ka thënë gazetarëve se është me nxitim dhe nuk mund të flasë.

Jam me nxitim”, kishte thënë Kurti.

Të mërkurën, më 11 nëntorit, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte bërë publike ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistimin e kryeministrit Albin Kurti.

Ai e kishte politizuar ftesën, duke e ndërlidhur atë me zgjedhjet.

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale. Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu.

Në bazë të kësaj ftese, kryeministri Kurti do të duhej të paraqitej para prokurorisë të hënën që shkoi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte bërë me dije se kryeministri Kurti e kishte njoftuar prokurorinë se për shkak të vizitës jashtë vendin nuk do të mund të paraqitej për investim.

Madje, ai ka thënë se kryeministri i ka ftuar prokurorët në Kryeministri që ta intervistojnë.

Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu.

Një sjellje e tillë e kryeministrit është kritikuar nga opozita, shoqëria civile dhe njohësit e rrethanave politike në vend. Sipas tyre, kjo është një sjellje e papërgjegjshme e kryeministrit Kurti.

Prokuroria Speciale ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti është ftuar të intevrsitohet në cilësinë e dëshmitarit. Sipas prokurorisë, fjala është për një çështje penale, e cila është duke u hetuar nga prokuroria.

Lajme të ngjashme