Jabllanoviq ndalohet e më pas lirohet për kalim ilegal të kufirit
Politikani serb në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviq, është ndaluar për kalim ilegal të kufirit. Ai më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Për rastin ka njoftuar në raportin 24-orësh Policia e Kosovës, por pa përmendur emrin e Jabllanoviqit. Megjithatë, Koha ka mësuar se fjala është për politikanin serb.
“Zveçan 04.07.2023 – 21:50. Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.