Jabllanoviq dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri - NACIONALE

Jabllanoviq dënon sulmet ndaj gazetarëve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se raste të tilla meritojnë të dënohen plotësisht.

“Këto sulme ndaj nuk janë pamje e gjendjes së serbëve ndaj gazetarëve, dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me serbët që i mbrojnë të drejtat e tyre.” – ka thënë ai tutje.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtarë, ku ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar dhe si pasojë, disa prej tyre kanë kërkuar tretman mjekësor.

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të ngjashme