Izraeli e lëshon në hapësirë satelitin e ri spiun “Ofek-13” për ta vëzhguar rajonin - NACIONALE

Izraeli e lëshon në hapësirë satelitin e ri spiun “Ofek-13” për ta vëzhguar rajonin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Izraeli vendosi një version të ri të satelitit të tij spiun, “Ofek”, në hapësirë të mërkurën. Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti do ta fuqizojë vëzhgimin e vazhdueshëm të rajonit, kur vendi po përgatitet për një ballafaqim të mundshëm me Iranin.

Lëshimi i këtij sateliti, i planifikuar disa muaj paraprakisht, u përcoll nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant – shenjë se ai do të qëndrojë në pozitë pavarësisht nga njoftimi i Netanyahut të dielën se ministri do të shkarkohej për shkak të mosmarrëveshjes për ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Sateliti “Ofek-13”, i prodhuar nga kompania shtetërore “Israel Aerospace Industries”, është më i madhi nga një varg satelitësh vendës, të vendosur së pari në orbitë më 1988, raporton agjencia “Reuters”.

“Ofek”-u u lëshua përmes një rakete të tipit “Shavit” mbi Detin Meshde, trajektore në drejtim të perëndimit, të cilët Izraeli e zgjedh si masë parandaluese kundër rënies së teknologjisë së ndjeshme në duar të fqinjëve armiqësorë në Lindjen e Mesme, nëse ndodh ndonjë problem gjatë procesit.

“Ne do të vazhdojmë të dëshmojmë që as qielli nuk është kufi për themelimin e mbrojtjes izraelite”- tha përmes një deklarate ministri Gallant, i cili të shtunën u përplas me kryeministrin Netanyahu, pasi bëri thirrje për ndërprerje të planit për ndryshime në sistemin gjyqësor të vendit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Israel Aerospace Industries”, Boaz Levy, tha se sateliti “Ofek-13” është “më i avancuari i llojit të vet, me aftësi unike për vëzhgime me radar dhe do të mundësojë grumbullim të inteligjencës në çfarëdo moti dhe kushte të dukshmërisë”.

Lajme të ngjashme