"Ivanoviq mendjemprehtë, Blinken naiv", Abdixhiku ia përmend deklaratat e çuditshme Kurtit - NACIONALE

"Ivanoviq mendjemprehtë, Blinken naiv", Abdixhiku ia përmend deklaratat e çuditshme Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës ka pasur kritika të ashpëra për Kryeministrin Kurti.

Ai ia ka përmendur Kurtit se e pati cilësuar Oliver Ivanoviqin mendjempreht, ndërsa Sekretarin amerikan naiv.

“Sipas këtij kryeministri Oliver Ivanoviq, është mendjempreht, ndërsa Sekretari amerikan i shtetit naiv” – ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai ka përmendur dallimin, sipas tij substancial ndërmejt LDK-së e Kurtit.

Për të koordinimi me miqt tanë ndërkombëtar është poshtërim. Del këtë e na thotë neve a me koordinim a pa koordinim. Ndërsa për neve koordinimi me miq, është strategjik. Me ata që t’u kanë gjind në momentet ma të vështira. Me ata që i përballin ato shkonja “Z”, me ta bashkë duhet ta shtrijmë sovranitetin” – ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme