Isni Kilaj lirohet nga Gjykata Speciale, dorëzani 30 mijë euro e disa kushte tjera
Ish-kryetar i Malishevës, Isni Kilaj është liruar nga Gjykata Speciale.
Lirimi i tij është bërë me disa kushte të rrepta dhe një dorëzani prej 30 mijë euro.
“Kilaj nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DhSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij”.
“Duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Administratorja”.
“Nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në dhe ose proceset e DHSK-së, përfshirë deklarata që përmbajnë kërcënime, dhunë ose frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimit penal”.
“Duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës. Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e z. Kilaj.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.