Ismet Kryeziu: VV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka komentuar situatën në Kuvend.
Kryeziu tha se VV-ja po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare.
“Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real e as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik. Por një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV e kanë thënë jo formalisht, ‘’se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që tu ja kthejmë Albulena Haxhiun’’. VV po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, tha Kryeziu.