Ismalii: Kursimet e Kurtit prej 16 euro e 41 cent janë manipulim klasik - NACIONALE

Ismalii: Kursimet e Kurtit prej 16 euro e 41 cent janë manipulim klasik

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismali, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për arrogancë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka bërë me dije se arroganca e Kurtit tregohen edhe në deklarimin e kursimeve të tij në formularin për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë.

Ai ka bërë me dije se shifra e deklaruar pre16 euro e 41 cent kursime është manipulim.

Ka një arrogancë në këtë shifër, dhe pikërisht kjo arrogancë me ka shty të flas sot. Shifra 16. 41 cent e kursimeve të kryeministrit nuk është një shifër që ngjall pasigurinë për te që ngjall ndjenjë solidariteti që të bën të bashkëndjesh apo që gjeneron keqardhje. 16.41 e kryeministrit është një hile e një njeri që jeton pa ndonjë kokëçarje financiare e që shtiret se jeta e tij është e vështir e po ia del me vështirësi e s`po ankohet”, ka thënë ai, duke shtuar se manipulimi është verim i rrezikshme.

Manipulimi është një karakteristikë e rrezikshme dhe e dëmshme e secilit udhëheqës. Dhe 16 euro e 41 cen është moment klasik i manipulimit të varësisë nga një njeri që nuk jeton në varfëri, por sillet si i tillë. Kryeministri nuk ka kokëçarje të varësisë mos u mërzitni”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme