Islami: Në këso situatash s`preferohet udhëheqësit me e leshu vendin
Analisti Dardan Islami ka kritikuar Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, të cilët kanë udhëtuar sot për në Paris, ku do të marrin pjesë në Forumin e Paqes.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për shkak të situatës në veri nuk është dashur të shkojnë të dytë në Paris.
“Në këso situatash nuk preferohet me lshu vendin edhe presidentja edhe KM. Po nejse ju po dini ju grahni rrnoft Kosova 51%, fitore fitore pacolli!”, ka shkruar Islami.