Ish-ambasadorët e Kosovës në ShBA brengosën për mungesën e aktivitetit diplomatik në Uashington - NACIONALE

Ish-ambasadorët e Kosovës në ShBA brengosën për mungesën e aktivitetit diplomatik në Uashington

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy ish-ambasadorët e Kosovës në ShBA kanë reaguar në lidhje me takimin e sotëm të ambasadorit serb Gjuriq, me presidentin amerikan Biden. Që të dy janë shprehur të shqetësuar me gjendjen ekzistuese të diplomanicisë kosovare në Uashington. Sipas tyre, në njerën ajo shoqërohet me një mungesë të madhe të angazhimit diplomatik të përfaqësuesve nga Kosova dhe në anën tjetër me një diplomaci më agresive nga ana e Serbisë.

Së pari, ish-ambasadori i Kosovës në ShBA dhe Turqi, Avni Spahiu, ka reaguar sot në lidhje mikpritjen e Gjuriqit nga presidenti amerikan Biden. Ai në një shkrim ka tërhequr vëmendjen, se “pritja në zyrën ovale e një ambasadori, nga presidenti amerikan, nuk është gjë e rëndomt”. Rrjedhimisht kjo pritje, shpërfaqë edhe njëherë përafrimin e raporteve në mes ShBA-së dhe Serbisë, që së fundi u dëshmua edhe me votën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në rastin e përjashtimit të Federatës Ruse nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu, Spahiu pohon, se Serbia nëpërmjet një diplomacie agresive, ka arritur t’i qaset administratës Biden. Ata madje, tashmë, “kanë themeluar një grupim lobues brenda kongresit amerikan”. Ky zhvillim në raportet në mes këtyre vendeve, mund të intensifikohet më tutje, varësisht nga gatishmëria serbe për t’u distancuar nga politikat ruse.

Ndërsa në fund të reagimit, Spahiu, ka shpjeguar se fakti që asnjë lider shqiptar nga Kosova, nuk e ka vizituar qendren botërore të politikës, për një kohë kaq gjatë, shërben ngjashëm si tregues për një apati brenda diplomacisë së Kosovës. “Shpresojmë se së shpejti diplomacia jonë do të zgjohet nga apatia dhe do të zhvillojë një diplomaci aktive jo vetëm në Uashington por edhe në vende të tjera partnere, për të mos lejuar krijimin e ndonjë hendeku në marrëdhënie. Çdo neglizhencë tonën do ta shfrytëzojë pala tjetër”, ka shkruar Spahiu.

Në formë të njëjtë gjatë ditës së sotme, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku. Ajo ngjashëm shprehu shqetësimet e saja, në lidhje me atë që e quajti mungesë të takimeve” të çfarëdo natyre ose lloji, të përfaqësuesve të Kosovës atje.

Ajo shkruajti se, pritja në zyrën ovale e Gjuriq, nuk paraqet ndonjë problem, aq sa paraqet mungesa e plotë e aktiviteteve nga përfaqësuesit e Kosovës, të cilët, siç thotë ajo: “bartësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë takuar as Sekretarin e Shtetit, as Sekretarin e Mbrojtjes. Për takime në Shtëpi të Bardhë as mos të flasim. Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.”

Reagime për takimin e sotshëm ka pasur edhe nga ana e komuniteti serb. Një nga reagimet më të dalluar, nga ajo linjë, ishte ai i Rada Trajkoviç. Politikanja e njohur serbe, e ka cilësuar Gjuriqin si dyfytyrësh, duke e përshkuar në tërësi vizitën si ‘hipokrizi’. Ajo shkrimin në rrjetin shoqëror “tuitër”, e ka shoqërurar më një video, ku tani ambasadori serb në Uashington, ”fliste keq për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Publikimin e plotë të Rada-s, në lidhje me këtë çështje, e gjeni në vazhdim: “Është e bukur kur je kaq i pamoralshëm, që një vit xhiron video propagandistike për Partinë Komuniste të Kinës ku e sulmon Amerikën dhe Perëndimin dhe vitin tjetër viziton me krenari Shtëpinë e Bardhë dhe prezantohesh si atlantist”.

Lajme të ngjashme