Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, ka dalë me qëndrim të fortë sa i përket qasjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Serbisë.
Ai tha se të qenit i ashpër me shtetin serb "shpërblehet", sepse, sipas tij, njerëzit në këtë pjesë "e respektojnë forcën".
"Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën," tha Robertson.
Por, deputetja britanike Alicia Kearns i kujtoi ish-sekretarit se në 4 vitet e fundit nuk ka pasur shembuj të qarta të tregimit të forcës për menaxhimin e situatës në Kosovë. "Nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vitet e fundit kemi treguar forcë," tha Kearns në reagimin e saj ndaj deklaratës së Robertson.
Robertson u pajtua me pohimin e deputetes britanike duke rikthesuar nevojën për ashpërsi për të menaxhuar situatën në rajon. "Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë," ka shtoi ai.
Former NATO Secretary General, George Robertson:
— Admirim (@admirim) March 19, 2024
"Being tough with Serbia pays off. People in this part of the world respect strength."@aliciakearns:
"I can't think of an example where in the last 4 years we have shown strength."
Robertson:
"That's what we need to do." https://t.co/bk0ZgMVcMI pic.twitter.com/TjBXCaR1KE