Ish-ministri Mehaj: Çdo hap drejt forcimi të ushtrisë e kemi hedhur me mbështetjen e ShBA-së
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shoqëruar ministrin e tanishëm të kësaj Ministrie, Ejup Maqedoncin në takim me atasheun Amerikan, kolonel Mosley.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i ka uruar detyrën e re ministrit Maqedonci, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
“Së bashku me Ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun Amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani.” – ka shkruar Mehaj.
Ai tutje ka thënë se për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë.” – ka përfunduar Mehaj.
