Ish-kryetari i Leposaviqit bisedon me KFOR’in: Hetemi le të shkojë, është i lirë - NACIONALE

Ish-kryetari i Leposaviqit bisedon me KFOR’in: Hetemi le të shkojë, është i lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I ngunjuar që nga orët e para të së hënës brenda objektit komunal të Leposaviqit, kryetari legal Lulzim Hetemi është ende aty. Serbët të cilët po pretestojnë që nga e hëna para objektit komunal për shkaktë instalimit të Hetemit me aparturë të rëndë policore, janë shprehur këtë të enjte u shprehën se “Hetemi është i lirë të shkojë”. Kështu u shpreh ish-Kryetari i kësaj komune Zoran Todiç para gazetarëve.

I lirë është të largohet nga objekti. Nuk e pranojnë faktin që ai të mund të na përaqësojë neve; kjo sepse në zgjedhjet më 23 prill asnjë serb, boshnjak, goran e rom nuk morrën pjesë”, tha Todiç ndërsa shpjegoi edhe arsyet e bojkotit të zgjedhjeve por edhe të tërheqjes masive nga institucionet e vendit në nëntor të vitit të kaluar.

Asociacioni dhe tërheqja e njësive policore, tha sërish ai, janë kërkesat që i kanë shkruar që nga atëherë. “Sepse populli është i frikësuar”, pretendoi ai, ndërsa “garantoi” se do t’i qëndrojnë protestët “deri në përmbushjen e kërkesave tona”.

Lajme të ngjashme