Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti janë të kundërligjshme - NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti janë të kundërligjshme

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka vlerësuar se nga dita e certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja vendimet e Qeverisë Kurti janë të kontestueshme.

Ai ka bërë me dije se të gjitha këto vendime janë të kundërligjshme.

Sipas tij, vendimet e tilla duhet të dërgohen për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.

Hasani është shprehur optimist se Kushtetuesja do t`i rrëzoi të gjitha këto vendime.

“Të gjitha ato vendime janë të kundërligjshme. Duhet t’i atakojnë ata që kanë interes juridik dhe ato anulohen”, ka thënë Shala, raporton Periskopi.

Lajme të ngjashme