Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Ky institucion ka asete mbi 2 miliardë euro, menjëherë duhet të ketë bord
Ish-kryetari i Bordit të Fondit Pensional të Kursimeve, Ymer Havolli, konsideron se vonesat për konstitutimin e bordit të ri janë të pajustifikueshme.
Këto deklarata ai i ka bërë për Klan Kosova, ku ka thënë se “kemi të bëjmë me një institucion që ka asete në vlerë të mbi dy miliardë euro”.
“Kemi të bëjmë me një institucion që ka asete në vlerë mbi 2 miliardë euro dhe investimi i tyre kërkon profesionalizëm, njerizoj me përvojë që e njohin tregun financiar.” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar: “Bordi nëse vëren se ka turbulenca të fuqishme, është i obliguar të mblidhet dhe të ndërmarrë veprime. Menjëherë duhet të ketë bord. S’ka bord, s’ka kush merr vendime”.
Ai ka bërë thirrje që Qeveria t’i caktojë sa më parë anëtarët e bordit.