Ish-komandanti i UÇK-së e kritikon ashpër Qeverinë: E detyruan të bëj shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë - NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së e kritikon ashpër Qeverinë: E detyruan të bëj shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka reaguar pas vrasjes se Faton Hajrizit në Serbi.

Ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për sjellje ndaj Hajriziti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shteti e ka detyruar Hajrizin të bëj shkelje ligjore dhe tani e quan kriminel.

Sipas tij, sjellja e shtetit të Kosovës ndaj Hajrizit është e njëjtë me atë të Serbisë.

“E detyruan të bëj shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë, njejtë si Serbia. Para se me ardhën në këtë përfundim për Faton Hajrizin, qeveria Kosovës dhe presidenca duhet me tregu cila është përgjegjësia e tyte për këtë rastë? Poshtërsia e regjimit nuk ndalet me kaq, eksponent të saj filluan sot paradite ta krahasojn me terroristin Radojçiq, e mjerë Kosova në duar të kuj ka ra.”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme