Ish-këshilltari i Thaçit: Përmes Hagës, Perëndimi po tenton normalizimin me Serbinë
Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, lidhur me fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në një intervistë për Ora News, tha se akuzat dhe gjithë procesi është politik dhe se prokuroria ka sjellur prova të vjetra.
Ai më tej ka thënë se prokuroria ka dhënë informacione tashmë të gjykuara nga tribunali ndërkombëtar i Hagës, drejtësia e UMNIK-ut e EULEX-it dhe gjykatat e Kosovës.
Behrami gjithashtu theksoi se çfarë u dëshmua në ditën e parë të procesit është se kjo gjykatë dhe dhoma të tjera të Kosovës janë ndërtuar mbi një gënjeshtër të madhe që ka të bëjë me raportin e Dick Martin.
Sipas tij, në 5 orë sot atë që e spalosi Prokuroria në asnjë moment nuk u përmendën trafikimi i organeve.
"Ishte një proces i vështirë dhe ka filluar prej 2 vitesh. Prokuroria solli prova të vjetra, infromacione tashmë të gjykuara nga tribunali ndërkomëbtar i Hagës, drejtësia e UMNIK-ut e EULEX-it dhe gjykatat e Kosovës. Ajo çfarë u dëshmua sot është se kjo gjykatë dhe dhoma të tjera të Kosovës janë ndërtuar mbi një gënjeshtër të madhe që ka të bëjë me raportin e Dick Martin. Në 5 orë sot atë që e spalosi Prokuroria në asnjë moment nuk u përmendën trafikimi i organeve. Dëshpërues është dhe fakti që kjo Gjykatë edhe pse kishte paralajmëruar më herët financuesit e saj europian, as ato nuk janë pjesë e shqyrtimit. Gjykata speciale është ndërtuar mbi dy gënjeshtra: njëra që ka të bëjë me trafikim e organeve dhe tjetra me vrasjet e pasluftës. Në Hagë është duke u gjykuar e gjithë UÇK-ja sepse nëse aktakuza lexohet me vëmendje i referohet të gjithë UÇK-së, pra çdo njeri që ka qënë brenda UÇK-së e ka mbështetur, për prokutrorinë janë ndërmarrje e përbashkët individuale. Ato akzojnë prokurorë, Adem Jasharin që janë mbrojtur duke luftuar forcat serbe." - ka thënë ai.
Behrami vlerëson se procesi ka për qëllim të rishkruajë historinë dhe të krijohet një balancë artificiale mes viktimës dhe agresorit.
“Pasi me ato që kemi parë dy vjet e gjysmë ka për qëllim të rishkruajë historinë e të krijojë një balancë artificiale mes viktimës dhe agresorit. Sepse perëndimi thotë se këtë proces po e sheh si një mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por normalizimi nuk mund të kalojë nga Haga, nga relativizimi i krimeve të luftës që ka ndodhur në territorin e Kosovës.” - pohoi Behrami.