Ish-këshilltari i Clark-ut vazhdon sot dëshminë në favor të Thaçit - NACIONALE

Ish-këshilltari i Clark-ut vazhdon sot dëshminë në favor të Thaçit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, Michael Durkee, sot e vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ky është dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë që ka dhënë dje në Hagë ai është pyet për takimet që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin.

“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, ka thënë ai gjatë dëshmisë së tij, duke dhënë detaje tjera.

Michael Durkee kishte shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Lajme të ngjashme