Ish-kandidati për president të Serbisë viziton Prekazin, kërkon falje për krimet e Serbisë
Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas homazhe, ai ka kërkuar falje për të gjitha krimet që Serbia i ka bërë gjatë luftës në Kosovë.
“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviqi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush”, ka thënë Sandiloviq.
Para media, ai ka bërë me dije se të gjithë krimet duhet të përgjigjen për krimet që kanë bërë në Kosovë.
“Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush dhe të pafajshme për ardhjen time në pushtet të përgjigjen. Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, është shprehur Sanduloviq./ KP/