Ish-gazetarja e CNN: Raporti i Amerikës me Kosovën duhet të ndryshojë, nga patronazhist në partneritet - NACIONALE

Ish-gazetarja e CNN: Raporti i Amerikës me Kosovën duhet të ndryshojë, nga patronazhist në partneritet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-korrespodentja e gjigantit, CNN, Arwa Damon ka kritikuar raportin e SHBA-së dhe NATO-s ndaj Kosovës.

Pasi ka mbuluar Lindjen e Mesme për 2 dekada, Damon ka thënë se Kosova mund të merret si shembull i suksesshëm i ndërhyrjes së huaj, nëse ndryshon raporti i Perëndimit me Kosovën.

“Unë e kuptoj dhe e çmoj nivelin e mirënjohjes që e keni për SHBA-të dhe NATO, por ky raport duhet të nisë të ndryshojë në mënyrë që Kosova vërtetë të ketë sukses. Raporti duhet të ndryshojë nga të qenurit patronazhist, në partneritet”, ka thënë ajo në një intervistë për emisionin “Interaktiv Talks” të gazetarit, Xhemajl Rexha.

Lajme të ngjashme