Ish-drejtori i shëndetësisë në kohën e Haskukës në Prizren, emërohet këshilltar në ministrin e Liburn Aliut
Visar Shehu është emëruar këshilltarë në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka falënderuar nga zemra ministrin Aliu, për ketë pozitë.
“Nga sot, jam emëruar këshilltar pranë ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Falënderoj nga zemra ministrin Aliu, LVV-në, të gjithë ata që më përkrahen dhe vazhdojnë të më përkrahin e në veçanti familjen time përkrahja e së cilës asnjëherë nuk me mungoi. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.
Visa Shehu është një mikë i ngushtë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë qeverisjes së VV-së në Prizren në krye me Mytaher Haskukën, Shehu ka gëzuar pozitën e Drejtoritë të Shëndetësisë.
Ndryshe që kësaj radhe, njoftimin për punë e re, Shehu e ka bërë vetë, ndërsa në kohën kur kishte pranuar detyrën si Drejtor i Shëndetësisë, njoftimin e kishe bërë ish-kryetari Haskuka