Ish-diplomati serb: Asociacioni nuk e minon shtetin e Kosovës
Ish-ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Protiq, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të minojë shtetin e Kosovës.
Ai për televizionin N1 ka thënë se për këtë arsyeje SHBA-të po dëshirojnë me çdo kusht ta formojnë këtë Asociacion.
“Për amerikanët është urgjente themelimi i Asociacionit sepse për ta është e qartë se enklavat serbe janë të shpërndara në të gjet Kosovës dhe se çfarëdo pushteti të ketë Asociacioni, nuk do të jetë në gjendje të minojë autoritetin politik të Kosovës”, ka thënë Protiç, transmeton AP.
Ai ka thënë se amerikanëve ju pëlqen të kenë marrëdhënie të mira me autoritetet në Serbi.
Por, sipas tij, amerikanët e përçmojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ashtu siç kanë bërë me ish-presidentin Sllobodan Millosheviq.