"Yll në ngritje", Bislimi tregon historinë e bukur të shqiptarit në ushtrinë amerikane
Ish-deputeti Faton Bislimi, ka treguar se Marko Kepi i Marinës Amerikane dhe kandidat republikan, është nderuar me Medaljen për Shërbim të Jashtëzakonshëm Vullnetar pas aprovimit nga Sekretari i Marinës së SHBA-ve.
Bislimi ka thënë se shqiptaro-amerikani tashmë është një yll në ngritje edhe në ushtrinë amerikane, respektivisht në Korpusin e Marinsave.
“Por ajo që na bënë sot edhe më krenar me Markon është fakti që ai është një yll në ngritje edhe në ushtrinë amerikane, respektivisht në Korpusin e Marinsave. Është lajm shumë fantastik që ai së fundi u nderua edhe me Medaljen për Shërbim të Jashtëzakonshëm Vullnetar pas aprovimit nga Sekretari i Marinës së SHBA-ve. Ky vlerësim nga njëra ndër forcat më elitare të SHBA-ve është nder jo vetëm për Markon por edhe përfaqësimin kaq dinjitoz që një shqiptaro-amerikan si ky ia bën kombit tonë.” – tha Bislimi.
Tutje, Bislimi shkroi se përmes angazhimit të tij në aktivitete kulturore e humanitare me organizatën Albanian Roots (Rrënjët Shqiptare) apo edhe në politikën lokale të New York, Bislimi ka thënë se Kepi ka dhënë një kontribut të madh.
Postimi i plotë: