Ironizon Mirena: Kosova mund të zëvendësojë mbështetjen e SHBA-së me Indinë
Analisti Ilir Mirena, ka ironizuar pas fjalëve të fundit se Kosova ka humbur mbështetjen e ShBA-së dhe të BE-së, duke thënë se ka alternativa tjera.
Alternativat tjera sipas Mirenës janë Kina, Rusia, Brazili, India e disa të tjera.
“Ka more alternativa, mos u brengosni. Bota është multipolare. Është Kina, është Rusia, është Brazili, është India… Keni me pa çfarë përkrahje ka me gjet Kosova në këto vende”, ka shkruar Mirena në Facebook.
Tutje ai ka thënë se në përkrahjet që gjenë Kosova ShBA-të dhe BE-ja kanë me mbet me “gishta në gojë”.
“Kanë me mbet ShBA e BE me gishta n‘gojë. Badihava Albin Kurtit si thonjë që e ka kryet “kompjuter”’, ka përfunduar ai.