Ironizon Hyseni i PSD-së: Kurti nuk ka lëshu pe, Bislimi e ka bo
Aktivisti i partisë Socialdemokrate të Kosovës, Zgjim Hyseni, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ironikisht ka shkruar se kryeministri Kurti “nuk ka lëshuar pe” për marrëveshjen me Serbinë për çështjen e targave, por këtë e ka bërë zëvëndësi i tij, Besnik Bislimi.
“Për me qenë korrekt, Kurti nuk ka lëshu pe, Besnik Bislimi e ka ba”, ka shkruar Hyseni.
Kosova dhe Serbia u dakorduan sonte në Bruksel për një marrëveshje për çështjen e targave.
Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga kryediplomati evropian i Politikës së Jashtme, Josep Borrell.
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell.