“Iron Dome i të shames rafall në Twitter”: Zhvillohet fushatë e egër industriale e ‘botëve digjitalë’ ndaj kritikëve të qeverisë
“Iron Dome i të shames rafall”, e kishte quajtur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë një fjalimi të zjarrtë në Kuvendin e Kosovës një sistem të tërë “personazhësh/botësh” digjitalë që kishte nisur të hetohej si i tillë me adresë (nëse asgjë tjetër, mbështetjeje) Lëvizjen Vetëvendojen; e që fillimisht ishte artikuluar në hollësi nga gazetari Lirim Mehmetaj. Ky i fundit shprehej se në këtë “maçineri propagande” ishin investuar gati se 6 milionë euro, sipas tij, nga vetë Vetëvendosja.
Ndonëse kjo ‘armatë digjitale’ kaherë ka qenë e vëzhgueshme përmes “reagimeve” në Facebook me fytyra të nervozuara e me emra e fotografi kineze, indiane, vietnameze (etj), në rrjetin “X” (ish-Twitter) këta “botë” del të jenë edhe më të sofistikuar (edhe më të artikuluar, edhe në gjuhën angleze) se ç’kanë qenë më parë. Kjo ngase, tashmë këta botë, dhe mënyra e operimit të tyre, del të jetë edhe “përmbajtësisht” e drejtuar nga inteligjenca artificiale. Aktivizimi linçues i tyre kalon në nivel thuajse industrial ndaj shënjestrave.
E kohëve të fundit në rrjetin “X” niveli i sulmeve – që studiuesi Agon Maliqi (vetë target i këtyre botëve) e ka hetuar si “proces i vrasjes së personazhit në kohë reale” – ka tejkaluar atë që rëndom perceptohej në Facebook, e që, sipas ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, njëherë e një kohë zhvillohej “në soba me kompjutera” brenda zyreve të VV-së që për qëllim kishin “fyerjen, sharjen, linçimin” e çdo kujt që e perceptonin për kundërshtar politik.
Përmes një postimi në “X” ish-Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, i dha zë asaj që “ferma trollësh digjitalë të organizuar” po sulmojnë në ambasadorë, eurodeputetë, emisarë “dhe çdo kënd...që ka ndonjë fjalë kritikuese ndaj liderit të dashur (Albin Kurtit)” për çka tha se “jam personalisht i shqetësuar nga këto trollë të drejtuar nga qeveria kur sulmojnë miq tër Kosovës si Viola von Cramon dhe stafin e aj, ambasadorët dhe diplomatët e QUINT-it, Ali Ahmetin, Edi Rama, dhe të tjerë”.
Short 🧵: Organized farms of trolls supporting ruling party in Kosovo are now attacking every foreigner (ambassador, Euro MP, envoy) who has any word of criticism for the dear leader. I must admit I have conflicting feelings about this unprecedented barrage of personal attacks -1
— Petrit Selimi (@Petrit) March 8, 2024
Kontaktuar nga Nacionalja, ish-kryediplomati kosovar na thotë se “ka dëshmi të nbollshme” që partia në pushtet, i.e, Lëvizja Vetëvendosje, “tash e shumë vite ka operacion të sofistikuar, më shumë se partitë e tjera, të reagimit dhe avokimit në rrjete sociale”.
“Fatkeqësisht, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për reagime, pëlqime apo komente konform një lobimi qytetar, por edhe kërcënime, ofendime e linçime, kryesisht nga qindra llogari anonime që postojjne materiale të tilla helmuese. Sulmohen miq të Kosovës por edhe zërat kritikë të shoqërisë civile, mediave pro edhe aktorë të tjerë në peizazhin politik”, tha Petrit Selimi.
E këtë dukuri, Selimi e cilëson për “dhunë verbale” dhe “frikësuse” që rrjedhimisht mund të kapërcejë edhe në “dhunë fizike”.
“Nëse ‘tradhëtia’ është një akuzë që përdoret shpesh nga këto grupacione të organizuara, atëherë fare lehtë paramendohet apo edhe pohohet në mënyrë eksplicite se çka duhet bërë me tradhtarë”, përcundon Selimi në një përgjigje për Nacionalen.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon (e njohur edhe për një mbështetëse jo pak të dedikuar të Lëvizjes Vetëvendosje para ardhjes së tyre në pushtet) ka qenë objekt i këtyre sulmeve digjitale, për çka edhe shkroi se kjo “është e pikëllueshme për Kosovën”.
My question: Whom will they help? Surely not Kosovo and its Euro-Integration.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 9, 2024
Fake news, desinfo campaigns, governm propaganda or even deep fake with bots & trolls won’t definitely change anyone’s position but just weakens 🇽🇰 chances to progress fast.
It’s sad for the country. https://t.co/54TL9v0nZZ
“Pyetja ime është kjo: Kë po e ndihmojnë? Qartazi jo Kosovën dhe integrimin e saj euro-atlantik. Lajmet e rreme, kampanjat e dezinformimit, propaganda qeveritare ose madje edhe botët dhe trollët deep-fake, definitivisht që nuk ndryshojnë qëndrimin e askujt, por thjeshtë dobësojnë gjasat e Kosovës për të shënuar përparim të shpejtë. Kjo është e pikëllueshme për vendin”, ka shkruar Viola von Cramon.
Sulmet ndaj Agon Maliqit
Maliqi ka qenë një nga dekonstruktuesit më të mirë të këtij sistemi të sofistikuar trollësh, dhe saktësisht për shkak të së njëjtës gjë, tregoi ai, u ekspozua ndaj sulmeve të tilla.
“Ishte argëtuese të mësoja shumë për veten (lexo: ironikisht) dhe të shohë procesin e vrasjes së personazhin teksa shpalohet në kohë reale”, ka shkruar Agon Maliqi teksa ka ndarë një numër të madh shembujsh të sulmeve ndaj tij.
4) The sins? Oh way too many. Your standard Western-backed NGO traitor from a suspicious family. Is he Albanian anyway? Maybe he needs to do a gene check, says the bot army which promotes and supports a self-proclaimed progressive government fighting authoritarianism. pic.twitter.com/b0hWw1Qz0f
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) March 10, 2024