Irani goditet nga një tërmet prej 5,2 shkallësh - NACIONALE

Irani goditet nga një tërmet prej 5,2 shkallësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet me fuqi prej 5,2 shkallësh ndodhi të martën në provincën juglindore të Iranit, Fars.

Sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Iranit, qendra e këtij tërmeti ishte në fshatin Dorz, raporton agjencia “Reuters”.

Ndërkohë epiqendra e tërmetit raportohet se ishte dhjetë kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Nuk pati raportime për pasoja në njerëz ose dëme material.

Në fillim të këtij muaji, Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete të fuqishme, duke shkaktuar mbi 47 mijë viktima.

Një tërmet i ri ndodhi të hënën në zonën kufitare mes këtyre dy shteteve, duke lënë tetë të vdekur.

Lajme të ngjashme