IPK-ja rekomandon suspendim e tre policëve - NACIONALE

IPK-ja rekomandon suspendim e tre policëve

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Njësitit të Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë.

Arrestimi i punonjësit vendor të sigurimit të Misionit EULEX ka ardhur pas një incidenti lidhur me parkimin e një veture private të cilën ishte duke drejtuar një zyrtar policor para hyrjes së parkingut të EULEX-it afër stadiumit “Fadil Vokrri”.

Punonjësi vendor i sigurimit ishte në detyrë të sigurimit të auto-parkingut të veturave të EULEX-it në kohën e incidentit.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se zyrtarët e përfshirë në këtë rast kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime tjera hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme