Investimet në Gjinekologji, Musliu-Shoshi kritikon Qeverinë: 5.5 milionë euro investime dhe mungon qasja emergjente, turp - NACIONALE

Investimet në Gjinekologji, Musliu-Shoshi kritikon Qeverinë: 5.5 milionë euro investime dhe mungon qasja emergjente, turp

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për investimet ne repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ajo ka vlerësuar se edhe pas mbi 5 milionë euro investime në këtë repartin mungon qasja emergjente, e cila destinohet për përdoruesit që kanë nevojë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se një gjë e tillë i ndodhë veç Qeverisë Kurti.

“Veç me qeverisjen e Albinit ndodhë që në investim 5.5 milion EURO të mungon qasja EMERGJENTE e destinuar për përdoruesit që kanë nevojë për ndihmë në lëvizje! Mos ju bëftë Zoti, se s’keni si me hy brenda!!!Në një vizitë në repartin e gjinekologjisë në QKUK ishte e dhimbshme të shikosh nëna shtatëzëna e me foshnjë që janë të detyruara të ecin shkallëve sepse nuk ka asnjë formë ndihmëse për qasje të lehtësuar (p.sh., rampë ose ashensor). TURP!”, ka shkruar Musli-Shoshi.

Lajme të ngjashme