Intervistimi nga Prokuroria, Kurti sërish injoron pyetjet e gazetarëve: Duhet me shku në Dragash e Malishevë - NACIONALE

Intervistimi nga Prokuroria, Kurti sërish injoron pyetjet e gazetarëve: Duhet me shku në Dragash e Malishevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish nuk ka folur për çështjen e intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale.

Për herë të pestë, ai sot ka refuzuar pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.

Përsëri ai ka gjetur arsyetime.

“Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ka thënë Kurti.

Kjo është hera e pestë që kryeministri nuk iu përgjigjet gazetarëve për këtë çështje.

Deri me tani Prokuroria Speciale e Kosovës ia ka dërguar dy ftesa për intervistim kryeministrit Kurti. Bëhet fjalë për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në një çështje penale që është duke e hetuar prokuroria. Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kryeministri Kurti i ka ftuar prokurorët që ta intervistojnë në zyrën e tij.

Lajme të ngjashme