Intervistë | Shala: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, projektet e mëdha e kanë “vulën” e Bedri Hamzës - NACIONALE

Intervistë | Shala: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, projektet e mëdha e kanë “vulën” e Bedri Hamzës

2 muaj më parë

nga Muhamet Koci

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së më 9 shkurti.

Ai ka bërë me dije se qytetarët janë bindur nga programi, kandidati për kryeministër dhe lista zgjedhore e PDK-së.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Shala ka vlerësuar se të gjitha projektet e mëdha infrastrukturore e kanë vulën e Bedri Hamzës.

Përparësi e jonë është se qytetarët e kanë parë se kjo qeveri në shkuarje nuk ka rezultate, nuk ka projekte, nuk ka çka prezanton dhe nuk ka çka ofron për të ardhmen. Paralel kësaj në kemi ofertën më të mirë, kemi kandidatin për kryeministër, kemi programin, kemi listën kandiduese, kemi ofertën tonë, e cila është e matshme dhe e prekshme”, ka thënë Shala.

Ai ka bërë me dije se më 9 shkurt qytetarët e kanë shumë lehtë që të zgjedhin.

“Më nuk ka ofertë mashtruese në teren, tani qytetarët kanë ofertën e PDK-së, e cila është reale. Ka një personalitet të njohur siç është Bedri Hamza, i cili është sprovuar me punë institucionale, i njohur si njeri që i mban premtimet. Të gjithë qytetarët tashmë kanë një koncept mobilizues për Bedriun, për programin, por edhe për listën zgjedhore që ka ofruar PDK-ja”, ka vlerësuar Shala.

Kandidati i PDK-së ka vlerësuar lartë kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas tij, vetëm ai mund ta kthej Kosovën në binaret e duhur.

Përveç integritetit personal që e ka të jashtëzakonshme, Bedriu e ka përvojën nga të gjitha institucionet bazike të shtetit. Ndash e marrim Bankën Qendrore, ndash Ministrinë e Financave, apo institucionet tjera që janë të prekura direkt apo indirekt nga puna, dija dhe kultura e Bedri Hamzës. Të gjitha projektet e mëdha kapitale infrastrukturore që ka sot shteti, si autostradat, shkollat dhe projektet tjera, janë projekti që Bedriu i ka prekur direkt apo indirekt. Kjo është ajo që Bedriun e bën të njohur, të matshëm dhe të besueshëm. Sepse ai e ka mbajtur fjalën”, ka theksuar Shala.

Sipas tij, Hamza gëzon reputacion edhe jashtë vendit.

Edhe në kuptimin diplomatik, Bedriu i ka parametrat më të mirë se secili lider që mund ta rikthej në normalitet shtetin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare me parterët tanë dhe me institucionet tjera financiare ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Në këtë intervistë Shala ka folur edhe për aktivitetin opozitar të PDK-së në këtë mandat.

Duke i dërguar ligjet në Gjykatë Kushtetuese, ka thënë ai, PDK-ja e ka ndalur degradimin institucional.

Rreth 85 mijë shërbyes civil kanë qenë direkt të atakuar. Ju bëj thirrje atyre që të rezistojnë, t`i kryejnë detyrat e tyre ligjore dhe kushtetuese. Sepse ata janë bazamenti i shtetit tonë dhe nuk do të jen vetëm asnjëherë. Në këtë mandat PDK-ja i ka mbrojtur ata dhe është bërë avokat i tyre, sepse duke i mbrojtura ata jemi bërë avokat të shtetit dhe normaliteti institucional”, ka thënë ai.

Sipas tij, PDK-ja do të jetë fituese absolute e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Më 9 shkurt do të jemi fitues absolut dhe kandidati i jonë për kryeministër, Bedri Hamza, do të jetë në ballë të institucioneve të shtetit. 9 shkurti do të bëj ndryshimin e madh, duke e rikthyer Kosovën në normalitet politike, social”, ka thënë ai.

Shala nuk e sheh të mundshme një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe VV-së pas zgjedhjeve.

Jemi shumë lartë, edhe moralisht, edhe politikisht”, ka thënë Shala.

Lajme të ngjashme