Intervistë | Bajrami: Qeveria Kurti erdhi në pushtet duke premtuar mrekulli, tani po dëshmohen si mashtrues - NACIONALE

Intervistë | Bajrami: Qeveria Kurti erdhi në pushtet duke premtuar mrekulli, tani po dëshmohen si mashtrues

8 muaj më parë

nga Muhamet Koci

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se Qeveria Kurti është e korruptuar në të gjithë sektorët.

Ajo ka treguar se këtë e dëshmon dhënia e qindrave tenderëve njëburimor, të cilët kapin vlerën e 209 milionë euro.

Deputetja e LDK-së ka vlerësuar se tri vitet e para të qeverisjes kanë shembur të gjitha mitet e paritsë në pushtet.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Bajrami ka thënë se VV-ja në pushtet ka ardhur duke premtuar mrekulli.

Sipas saj, në këto tri vite është dëshmuar se Qeveria Kurti është qeveri mashtruese.

Bajrami ka theksuar se deri me tani qeveria nuk ka përmbushur asnjë zotim të saj.

Duke folur për numrin e madh të tenderëve njëburimor, Bajrami ka thënë se kjo tregon për nivelin e thellë të korrupsionit në këtë qeveri.

Ish-ministrja e Financave ka bërë me dije se LDK-ja do t`i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Ajo ka treguar se tashmë kanë mbledhur nënshkrimet për themelimin e një Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë çështje.

Në këtë intervista, nënkryetarja e LDK-së ka folur edhe për raportet e Kosovës me ShBA-të dhe mesazhet e fundit të emisarit Gabriel Escobar për Kosovën.

Nacionale: Znj. Bajrami, se fundmi keni ngritur me shqetësim të madh çështjen e tenderëve një burim në Qeverisë Kurti. Sa shqetësues është ky fenomen në këtë mandat?
Bajrami: Janë plotë 209 milionë euro me 781 kontrata që kjo Qeveri i ka dhënë me negocim të drejtpërdrejtë gjatë këtij mandati. LVV ka ardhë në pushtet me “flamurin e antikorrupcionit” dhe me shumë premtime të tjera që asnjë nuk i ka realizua. Tenderët njëburimor ose kontratat me negocim pa publikim të njoftimit për kontratë janë burim i korrupsionit, sepse organizata buxhetore thirrë një operator dhe ja jep tenderin pa e futë në garë me të tjerët. Këtu ka dyshime të bazuara për korrupsion dhe shkelje të Ligjit për Prokurim Publik, në raste të tilla ka edhe dëmtim të konkurrencës së drejtë në ekonominë e tregut, ka keqpërdorim të parasë publike dhe kjo është tepër shqetësuese.

Nacionale: Për këtë çështje të enjten është mbajtur edhe seancë e jashtëzakonshmen parlamentare, ku keni propozuar një rezolutë. Megjithatë, ajo u kundërshtuar nga partia në pushtet, e cila braktisi edhe sallën. Pse mendon i se u larguan VV-ja salla?
Bajrami: Largim i tyre nga salla është paaftësi për përballje me faktet, për më tepër kjo nuk është hera e parë që LVV e lëshon sallën kur debatohet për gjëra të tilla. Tani merrni me mend partia me afër 60 deputetë kur përballet me faktet për korrupsion lëshon sallën, kjo tregon se ku janë katandisur. Para kësaj here ata e lëshuan sallën edhe kur u debatua për energji, sepse s’kanë çfarë të thonë, ata i morën votat duke premtuar se do ta lirojnë energjinë elektrike dhe e dimë të gjithë se çmim i energjisë elektrike u dyfishua. Njëjtë ka ndodhur të enjten, kur ata e dinë që kanë marrë votat me “flamurin e antikorrupsonit” dhe kur Komision Rregullativ i Prokurimit Publik u fakton se Qeveria e tyre ka dhënë 781 kontrata në vlerë prej 209 milionë euro për shokë e dashamirë, është pothuaj i pamundshëm qëndrimi në sallë.

Nacionale: Pse mendon i se po jepen kaq shumë tenderë njëburimor në këtë Qeveri?
Bajrami: Ligj i Prokurimit Publik i lejon kontratat me negocim të drejtpërdrejt vetëm në raste të veçanta, si për shembull kur për një punë, mall apo shërbim është vetëm një ofertues apo në rastet e investimeve kapitale kur disa gjëra nuk janë paraparë në kontratën fillestare dhe për të përfunduar projekti mund të bëhet një aneks kontratë në vlerë prej 10% të kontratës fillestare, por nëse e shohim të dhënat e ofruara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik aty del se prej 781 kontratave një burimore të nivelit qendror vetëm 113 kontrata janë kontrata aneks në vlerë prej 7 milionë euro, ndërsa 668 kontrata janë kontrata për herë të parë në vlerë prej mbi 202 milionë euro dhe po e potencoj prapë, në secilin rast të këtyre 668 kontratave ku në treg ka pasë me shumë se një operator ekonomik dhe qeveria ka bë negocim të drejtpërdrejtë me njërin prej tyre ka vetëm një motiv dhe ai është korruptiv: favorizim në këmbim të përfitimit të një ose disa personave në organizatë buxhetore me kosto të madhe për buxhetin e shtetit dhe konkurrencën e drejtë në treg.

Nacionale: Ju keni thënë se VV-ja ka ardhur në pushtet në flamurin e antikorrupsionit, ndërsa tash është bërë qeveria që ka dhënë qindra tenderë njëburimor. Çfarë thotë kjo për Qeverinë Kurti?
Bajrami: Po është e vërtetë se kanë ardhë në pushtet me mashtrime, kanë premtuar mrekulli për qytetarët dhe gjatë këtyre tri viteve u dëshmua se janë mashtrues. Nuk e kanë përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm, për me tepër po provojnë me ndërtu narrativë se s’po punojnë se nuk po duan të korruptohen, por ja që faktet po tregojnë të kundërtën.
Qeveria Kurt i II, nuk ka punuar, por për korrupsion po prinë në çdo fushë. Mjafton të shihni të dhënat e prezantuara nga KRPP.

Nacionale: Çka do të bëj LDK-ja për ta ndalur këtë fenomen?
Bajrami: Ne kem i disa pika në rezolutë, por rezoluta nuk presim që të votohet sepse na duhet shumica në një votim ku marrin pjesë 61 deputetë, por duke e ditë këtë ne të enjten kem marrë nënshkrimet për të formuar Komision Hetimor Parlamentar. Ne besojmë shumë se debati i cili po zhvillohet këto ditë, faktet e prezantuara kanë tërhequr edhe vëmendjen e Prokurorisë dhe se ky fenomen do të adresohet nga organet kompetente në mënyrë meritore.

Nacionale: Znj. Bajrami, emisar i Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë trego i se nuk ka arritur ta bind kryeministrin për çështjen e dinarit dhe se raportet në mes të dy vendeve nuk janë në nivelin e duhur. Cili është vlerësim i juaj për këtë çështje?
Bajrami: Duke parë veprimin e Kurtit në këto tri vitet e fundit është evidente se Kurti do të tërhiqet edhe për dinarin, por është e pafalshme që një çështje e cila natyrshëm do të zgjidhej me falimientimin e “Bankës Komerciale” u bë temë në Këshill të Sigurimit dhe tash temë dialogu në Bruksel. Degradimi i raporteve të Kosovës me aleatë është me kosto të madhe e të pariparueshme për vendin dhe ky është dëmi me i madh që Kurti po i bën Kosovës.

Nacionale: Gjithashtu diplomat i amerikan bëri me dije se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk do të jetë i lehtë, duke shtuar se për anëtarësim duhet të përmbushen dy kushte tjera. A ka ndonjë përgjegjësi Qeveria nëse Kosova dështon të anëtarësohet në këtë organizatë?
Bajrami: Natyrisht se Qveria Kurti është përgjegjëse dhe jo vetëm për këtë. Kurti me tekat e tij është përgjegjës që ne morën liberalizimin e vizave me 7 vjet vonesë, është përgjegjës për degradimin e dialogut ku njohja reciproke nuk ekziston më as në teori, është përgjegjës që Kosova ka pranuar një draft-statut të Asociacionit që derivon në autonomi, për sanksionet ndaj Kosovës sado të padrejta të na dukën ato dhe mos harroni se kokfortësia e tij ka sjellë vetëm dëme sepse pas secilit vendim është tërheqë, por me kosto të madhe për vendin. Mjafton të përmendi i zgjedhjet në veri për shkarkimin e kryetarëve të komunave: çka me sovranitetin atje, me flamurin, me Lulzim Hetemin që ka qëndruar gjashtë muaj në ndërtesë.
Tash Kurti u dorëzua dhe po organizon zgjedhje fillimisht për shkarkim të sovranitetit e më vonë zgjedhje për tu kthyer ku ishin para dy viteve. Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për të gjitha këto.

Lajme të ngjashme