Intervista e Kurtit me ‘gazetarin’ e tij të preferuar: Pse RTK-ja i bllokoi komentet në facebook?
Mbrëmë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dha një të ashtuquajtur, intervistë.
Në fakt, ishte më shumë monolog, ku Kurti fliste gjatë, e nuk sfidohej.
Përballë e kishte ‘gazetarin’ e tij të preferuar, Blerim Haxhiajn.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte fakti se RTK-ja kishte bllokuar komentet në rrjete sociale.
