Intervista e Buzhalës | Ky është Ermal Sadiku, befasia e skenës politike
Gazetari Berat Buzhala është rikthyer me emisionin, “Intervista e Buzhalës”. Këtë episode Buzhala të ftuar e kishte kandidatin për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku. Sadiku ishte prej deputetëve të rinj të Kuvendit, gjatë legjislaturës së kaluar. Anipse legjislatura e kaluar ishte jetëshkurtër, Sadiku përveç se arriti t’i grumbulloj votat e mjaftueshme për të qenë deputetë e Kosovës, ai gjatë kohës sa ushtroi mandatin e deputetit arriti të jetë nga zërat kryesor të opozitës. Sadiku, Kuvendit i solli një energji të re, duke imponuar në shtëpinë kryesore të shtetit, temat si zhvillimi teknologjik, AI, si dhe biznesi.
Sadiku edhe në intervistë me Buzhalën kryesisht ka folur në lidhje me këto tema, duke premtuar se do të vazhdoj të jetë zëri i të rinjëve në Kuvend dhe se zhvillimi teknologjik, e sidomos ndërlidhja dhe mbështetja shtetërore për këtë sektorë do të fuqizohet me të brenda Kuvndit.