Interesante: Grenell e shpërndan në Twitter postimin e Kurtit rreth rastit në Shtërpcë
Një ngjarje interesante ka ndodhur mbrëmë në rrjetin social Twitter, ish i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilin dënonte plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
Kujtojmë se Grenell dhe Kurti, nuk kanë pasur marrëdhëniet më të mira deri më tani, ku vetë kryeministri e ka akuzuar Grenellin se ishte prapa rrëzimit të qeverisë Kurti 1.

Në postimin e tij, Kurti ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve serbë të Kosovës, ndërsa ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit.
I unequivocally condemn the assault on two Kosova citizens today in Shtërpcë. A suspect has been arrested & will be dealt w/ promptly & fairly by our justice system. I commend Kosova Police for its quick action & full engagement in ensuring the safety of all, w/o discrimination.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 6, 2023