“Integriteti i listave zgjedhore”: VV-ja ka numrin më të madh të kandidatëve me raste penale - NACIONALE

“Integriteti i listave zgjedhore”: VV-ja ka numrin më të madh të kandidatëve me raste penale

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik që ka më se shumti kandidatë për deputetë që kanë probleme me ligjin. Nga 25 kandidatë që janë certifikua prej KQZ-së dhe që janë të përfshirë në raste penale 13 janë nga partia e Albin Kurtit.

Këtë e ka bërë ë ditur sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka publikuar raportin “Integriteti i listave zgjedhore – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 7 qershor 2026”.

Ky raport i bazuar në të dhënat e monitorimit të proceseve gjyqësore ka treguar se gati 2 për qind e listës së VV-së kanë probleme me ligjin.

Hulumtuesi i IKD-së, Gëzim Shala, ka treguar detaje të këtij raporti.

Sipas subjekteve politike, bazuar në të dhënat e monitorimit, rezulton se, në raport me tërësinë e 902 kandidatëve të certifikuar për deputetë, LVV ka numrin dhe peshën më të madhe të kandidatëve të përfshirë në raste penale, me 13 kandidatë, apo 1.44% të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Pas saj renditen AAK dhe LS me nga tre (3) kandidatë, apo me nga 0.33% të totalit të kandidatëve. KDTP ka dy (2) kandidatë të përfshirë në raste penale, që përbëjnë 0.22% të totalit, ndërsa PSD, PDK, SDU dhe IRDK kanë nga një (1) kandidat, apo nga 0.11% të numrit të përgjithshëm prej 902 kandidatëve”, ka thënë Shala në një konferencë për media.

Në aspektin e veprave penale, ai ka treguar se dominojnë veprat që lidhen me korrupsionin zyrtar dhe përdorimin e armës.

Sa i përket kapitujve të veprave penale për të cilat ose janë dënuar ose akuzohen kandidatët në fjalë, sipas kapitujve dominojnë veprat penale të korrupsionit zyrtar, ndërkaq sipas veprave penale, vepra më e shpeshtë është vepra e përdorimit të armës”, është shprehur Shala.

Marrë në tërësi, ai ka thënë se gati 3 për qind e totalit të listave të kandidatëve kanë probleme me ligjin.

Në zgjedhjet e parakohshme të 7 shkurtit do të marrin pjesë 21 subjekte politike të cilat janë çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e në të cilat bëjnë pjesë gjithsej 902 kandidatë. Nga këta 902 kandidatë, bazuar në të dhënat e Institutit të Kosovës për Drejtësi, rezulton se 25 prej tyre janë të përfshirë në raste penale. Shprehur në përqindje i bie se 2.77% e totalit të listave të kandidatëve janë persona të cilët kanë ose dënime të formës së prerë ose aktakuza aktive”, është shprehur ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës do të mbanë më 7 qershor 2026. Për këtë proces zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 21 subjekte politike dhe gjithsej 902 kandidatë për deputetë.

Lajme të ngjashme