Instituti Kombëtar thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me ujin e pijes - NACIONALE

Instituti Kombëtar thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me ujin e pijes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka një lutje ndaj qytetarëvr.

IKSHPK po rekomandon qe qytetarët ta vlojnë ujin para se ta konsumojnë ose të shfrytëzojnë burime të sigurta dhe ujë të ambalazhuar.

Kjo për shkak se siç tha IKSHPK-ja më 22 janar, si pasojë e vërshimeve janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime të ujit.

IKSHPK-ja tha se vlimi i ujit është procedurë e thjeshtë dhe e zakonshme, por shtoi se tani është e domosdoshme të bëhet për të parandaluar shpërthime epidemike.

“Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile //8dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme