Lavdërohet Bërnabiq: Ndërkombëtarët edhe më të zëshëm për formimin e Asociacionit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fjalën e saj, Brnabiq e ka mbrojtur shefin e saj, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit u përball me kritika pas takimit me kryeministrit Albin Kurti në Bruksel muajin e kaluar.
Në televizionin Pink, Brnabiq e kritikoi opozitën serbe, duke thënë se “koalicioni anti-shtet ka bërë çfarë ishte e mundur për të dobësuar pozicionin e Serbisë”.
“Fakti që ata dëshirojnë të dobësojnë Vuçiqin në çështjen e Kosovës, duhet të kuptohet si dobësim i pozicionit të Serbisë” – deklaroi Brnabiq, transmeton N1.
Tutje, sipas gazetës N1, që është kundër regjimit të Vuçiqit, Brnabiq vlerësoi se “bashkësia ndërkombëtare, që është pjesë e negociatave, është edhe më e zëshme për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
