Inspektorati me aksion kundër taksive ilegal, paralajmërohet ashpërsimi i masave
Inspektorati i Kryeqytetit ka vazhduar aksionin kundër taksive ilegal.
Drejtori i këtij inspektorati në Prishtinë, Florian Dushi, ka bërë me dije se aksioni po zhvillohet edhe ndaj autobusëve për ndryshim linjash dhe kombibusëve që operojnë ilegalisht.
Në profilin e tij në “Facebook”, Dushi ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat ndaj atyre që shkelin rregullat.
“Vazhdon aksioni i përbashkët i Inspektoratit të Kryeqytetit bashkë me Policinë e Kosovës kundër taksive ilegal, atyre pa leje pune, autobusëve për ndryshim linjash si dhe kombibusëve që operojnë ilegalisht . Tansporti i udhëtarëve në kryeqytet duhet të rregullohet sipas akteve të kreqytetit dhe të koontribuojë në mbarëvajtjen e komunikacionit dhe jo të jetë një ndër shkaktarët më të mëdhenjë të kaosit në komunikacion. Aksioni do të vazhdojë, masat do të ashpërsohen. Respektoni rregullat!”, ka shkruar Dushi.