Inspektohet klinika private ku ndërroi jetë pacientja 41-vjeçare
Një 41-vjeçare ndërroi jetë të shtunën pas një procedure mjekësore që kreu në poliklinikën “Aorta” në Ferizaj. Gruaja u dërgua pa shenja jete në urgjencën e Spitalit të Ferizajt.
E hetime tashmë për këtë punë ka nisur policia por edhe Inspektorë të Inspektoratit të Shëndetësisë.
Këta të fundit dy ditë pasi që ndodhi rasti në orët e hershme të së hënës u paraqitën në poliklinikën private.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ia kanë konfirmuar se në vitin 2021 klinika në fjalë është licencuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Bazuar në informatat e pranuara nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të IPSh-ve, poliklinika private në fjalë në Ferizaj është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë më datë 04.11.2021 për disa veprimtari shëndetësore, ndër të cilat edhe për Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë me disa shërbime. Lidhur me rastin në fjalë, Inspektorati Shëndetësor është në proces të inspektimit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.