Inicohen tri raste për armëmbajtje pa leje në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka hapur tri raste për armëmbajtje pa leje në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit të PK-së, në një rast është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 47 fishekë të kalibrit 9mm.
Në rastin tjetër janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe në nëj rast tjetër janë konfiskuar dy armë zjarri me dy karikatorë dhe 25 fishekë.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Mbreti Zog, Lipjan 22.07.2023 – 13:25. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 47 fishekë të kalibrit 9mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Robert Doll, Prishtinë 22.07.2023 – 22:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe një qese e substancës narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mramor, Prishtinë, 22.07.2023-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri me dy karikatorë dhe 25 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.