Iniciatvë për ta pastruar Prishtinën më 28 tetor në ora 10:00
Një iniciativë në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës i KFOR-it K8, Let's Do It - Ta Pastrojmë Kosovën, ka nisur fushatën e saj në Facebook. Në të thuhet se me 28 tetor nga ora 10:00, do të filloj kjo iniciativë.
E plotë:
Ta Pastrojmë Prishtinën Së Bashku!
Të shtunën, 28 Tetor 2023 - Një ditë dedikuar për një Prishtinë më të pastër dhe një Kosovë më të gjelbër!
Në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës i KFOR-it K8, Let's Do It - Ta Pastrojmë Kosovën vjen me një fushatë masive pastrimi në zemrën e kryeqytetit tonë!
Ky aktivitet mbështetet edhe nga Komuna e Prishtinës, KRM "Pastrimi" Prishtinë, Trafiku Urban Prishtinë, "Melodia PX",Premium Bakery dhe FRIX.
Takimi: Sheshi Zahir Pajaziti
Ora: 10:00
Informata: 045783783
Email: info@tapastrojmekosoven.org
Miq, ndotja e mjedisit në Prishtinë mbetet një problem i madh dhe na duhet ndihma juaj për ta ndryshuar këtë! Fokusohemi tek hapsirat e ndotura publike:
Vendndalimet e autobusëve
Parkingjet
Hapsirat përreth objekteve publike
Bregjet e rrugëve
Dhe shumë zona të tjera...
Pajsijet logjistike si thasë, doreza, maska, ushqim, uji dhe transporti janë të SIGURUARA!
I ftuar është çdo qytetar dhe miq të natyrës që duan të shohin ndryshime konkrete në mjedisin tonë!