Informacionet që dimë për operimin e Presidentes Osmani: Mund të jetë në pyetje edhe shëndeti - NACIONALE

Informacionet që dimë për operimin e Presidentes Osmani: Mund të jetë në pyetje edhe shëndeti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gjatë ditës, në mediet Turke është raportuar se presidentja Osmani, i është nënshtruar një operimi për heqja të një sasie të caktuar kilogramësh nga trupi i saj. Sipas gazetarit, Salim Uzun të mediumit turk “Hurriyet”, operimi ndodhi në Antali.

Çka dimë deri tash rreth këtij operacioni ‘special’?

Në fakt, kjo edhe mund të jetë çështje private e presidentes Vjosa Osmani nëse nuk do të ishte presidente dhe komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Një varg pikëpyetjesh marrin fjalitë për operacionin në fjalë.

Çështja mund të jetë estetike e shëndetësore, por prek edhe interesat nacionale të Kosovës.

Ndodhi rreth një vit më parë

Sipas gazetarit Salim Uzun, presidentja iu nënshtrua operaiconit në fjalë rreth një vit më parë. Meqë koha është e papërcaktuar, vlen të përmendim se në majin e vitit të kaluar presidentja kishte hyrë në muaji ne saj të dytë si presidente e Kosovës dhe një aktivitet interesant e kishte në një prej restoranteve të Prishtinës në një darkë pune.

Aty kishin marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla. Të pranishëm ishin edhe Matthew Palmer, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe Tomas Sznuyog nga zyra e BE-së.

Ndonjë aktivitet tjetër në atë kohë nga presidentja nuk ka bërë bujë të madhe.

Kush?

Sipas të njëjtit burim të informacionit, ky operim ishte realizuar nga doktori i njohur Ayhan Mesci, i cili punon edhe si profesor në Universitetin “Akdeniz”. Mesci është një specialist elitar në këtë fushë, i cili shquhet për profesionalizëm të lartë. Ai në karrierën e tij, ka përfunduar suksesshëm për herë të parë operacione të komplikuara, sikurse transplantimi i fshikëzës së tëmthi, hernies, zorrës së trashë, gjëndrës mbi-veshkore dhe veshkave.

Ky lloj operimi quhet “Tüp” operimi. Fjala ‘tüp’ përkthyer në shqip, do të thotë tub ose gyp. Operimi “Tüp” quhet kësisoj, sepse lukthi pas këtij operimi mbetet në formë të tubit ose të gypit.

Në operacione si këto, njeriu humbet 80 % të organit të tretjes dhe përfundon me lukth të zvogëluar. Në këtë gjendje, personi i operuar ja del të humb peshë të madhe, për një periudhë shumë të shkurtër.

Nuk është në pyetje veç dukja

Mirëpo, ajo që është e rëndësishme është se, ky operim nuk realizohet vetëm nga cytja për trup të pa kilogramë të tepërt. Ky lloj i operimit rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga sëmundje si diabeti, tensioni i lartë, probleme me zemër, etj.

Çmimet për një operacion të tillë kushtojnë relativisht shumë. Një operacion si ky kushton rreth 3100 euro në Turqi. Duke pasur parasysh cilësinë e klinikës, në të cilën presidentja është operuar, mbase kjo shifër, shumëfishohet për disa herë.

Ky informacion është përhapur në dhjetëra portale turke, disa herë edhe me tituj bullizues.

Për shembull, gazeta “Hurriyet”, informacionin për operimin e presidentes Osmani, e shoqëroi me titull “Presidentja e Kosovës iu nënshtrua operacionit në stomak: Kilogramët e tepërt i la në Antalia”. Ngjashëm veproi media “Vatan”, e cila artikullin mbi këtë ngjarje e titulloj: “Presidentja Vjosa Osmani shpëtoi nga pesha e tepërt në Turqi”.

Lajme të ngjashme