“Informacionet” e Bislimit për heqjen e sanksioneve, Stano: S’na duhen spekulime
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, javën e kaluar tha se të ketë “informacione” se në raportin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të rekomandohet për heqjen e sanksioneve ndaj Kosaovës.
Por, këtij pohimi optimist të Bislimit i ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke e quajtur “spekulim nga jashtë” teksa nuk ka shpërndarë më shumë detaje.
“Kjo është diçka institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Kështu që nuk na duhet dikush nga jashtë që të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret. Do të bëhet në kohën e përshtatshëm për Përfaqësuesin e Lartë dhe vendet anëtare, që do të jenë të parat që do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen, para se të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Nuk ka hapësirë dhe arsye për spekulime publike nga akterë të ndryshëm”, ka ka deklaruar Stano në konferencën e tij ditore për media.