Imer Zeqiri flet para betimit: Punën synon ta vazhdojë në objektin e komunës - NACIONALE

Imer Zeqiri flet para betimit: Punën synon ta vazhdojë në objektin e komunës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i zgjedhur i Zubin Potokut, Imer Zeqiri, ka deklaruar se punon synon ta vazhdojë në objektin e komunës.

Zeqiri betimin do ta kryejë në zyrat e fshatit Çabër, pasi objekti i komunës është bllokuar me dyer të hekurta.

“Zyrën synoj ta kem në objektin e komunës në Zubin Potokut, aty ku edhe do të duhej ta kem. Mendoj që kjo do të arrihet së shpejti, që të gjitha zyrat të jenë në posedim të administrimit të ligjeve të Republikës së Kosovës. Kemi zyra operative edhe këtu, por synojmë që ato t’i kemi në Zubin Potok”, ka thënë Zeqiri në Klan Kosova.

“Deri atëherë besoj që mundemi të funksionojmë si zyrë operative edhe prej këtu, përderisa nuk kemi caktuar akoma drejtoritë dhe gjitha zyrat e nevojshme. Do të fillojmë prej këtu”, ka shtuar ai.

Sot betimin do ta kryejnë tre kryetarët e zgjedhur në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Lajme të ngjashme