Imazhet fantastike nga parada e ushtarëve dhe policëve të Kosovës - NACIONALE

Imazhet fantastike nga parada e ushtarëve dhe policëve të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Republikën e Kosovës sot u shënua 25-vjetori i çlirimit.

Një nga paradat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë, shënoi parakalimin e ushtarëve dhe policëve të Kosovës.

Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli, ka sjellur disa imazhe fantastike nga parada e sotme të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Para se të fillonte parakalimi, kryeministri Albin Kurti kishte fjalë të mëdha për FSK-në. Sipas Kurtit, FSK-ja ka arritur përparim të madh, ndërsa origjinën e saj, kryeministri e lidhi me UÇK-në.

“Jam shumë i gëzuar që të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës sonë të përbashkët shumëvjeçare dhe veçanërisht gjatë tri viteve të fundi…Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja, që në krye e kishte si prijës e shembull Adem Jasharin” – ka thënë Kurti.

Në fjalën e saj, Osmani ka thënë se sot po festohet një nga ditët më domethënëse në historinë e Kosovës.

“Sot jemi bashkë për të festuar një nga ditët më domethënëse në historinë e shtetit tonë, 12 Qershori, Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë nderojmë trimërinë sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot” – ka thënë presidentja Osmani.

Tutje, presidentja Osmani vlerësoi se UÇK-ja ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës.

“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë në vitin 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë i lirë. Në këtë luftë UÇK ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Gratë dhe burrat trima morën armët për ta mbrojtur të drejtën ton për të ekzistuar” – ka theksuar Shefja e Shtetit.

Lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se si u mor vendimi 25 vite më parë, që në vend duhej të intervenohej kundër krimeve të kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq.

Ai në gjatë ceremonisë ku pritet të parakalojnë ushtarët e FSK-së, tha se bashkë me Francën, Gjermaninë e ShBA-të, e dinin se duhet vepruar.

“25 vite më parë, si sekretar i Mbrojtjes në Britani, e mbaj mend takimin me ministrat e Mbrojtjes të Francës, Gjermanisë e ShBA-së, për të konsideruar çfarë dinim rreth asaj që po ndodhte në Kosovë. Ne konsideruam intelegjencën dhe raportet, ne dinim atë që vetëm ju e dini që po ndodhte këtu, e dinim që diçka duhej bërë për ta ndaluar…Por po ashtu e dinim, që po të mos vepronim, Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij, do të vazhdonin të largonin brutalisht popullin shqiptar nga tokat e tyre.” – tha ai.

78 ditë më vonë, siç rrëfeu Lordi Robertson, Millosheviq dhe ushtria e tij u larguan nga Kosova.

“E dinim se çka duhej të bënim, dhe e bëmë. 78 ditë më vonë, arritëm qëllimin. Millosheviq dhe ushtria e tij jashtë, NATO dhe refugjatët në shtëpi.

Jam shumë krenarë, shumë krenarë, me atë që bëmë atëherë, dhe krenarë që jam këtu sot në një Kosovë paqësore, shumëetnike, në zemër të Kosovës. Pikërisht kjo është se çka duhet të jetë një shtet modern evropian.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme