Idrizi takon të rinjtë e Vushtrrisë: Rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen tonë - NACIONALE

Idrizi takon të rinjtë e Vushtrrisë: Rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen tonë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ka takuar të rinjtë e kësaj komune.

Gjatë këtij takimi elektoral ai bashkëbiseduar për idetë dhe mundësitë që i presin në mandatin e ardhshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryetari i Vushtrrisë ka shkruar se rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen e tij.

“Sot u takova me të rinjtë e Vushtrrisë, me të cilët bashkëbiseduam për idetë dhe mundësitë që na presin në mandatin e ardhshëm. Rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen tonë, me subvencione, bursa dhe rritje të buxhetit për mbështetjen e të rinjve në çdo fushë të zhvillimit. Ky angazhim do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, sepse Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara”, ka shkruara ai.

Lajme të ngjashme