Identifikohen mbetjet mortore të Masar Dushit, i zhdukur nga Masakra e Kralanit
Janë identifikuar mbetjet mortore të Masar Imer Dushit, i zhdukur që nga prilli i vitit 1999 gjatë Masakrës së Kralanit.
Ai ishte 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet figuroi në listën e personave të zhdukur.
Lajmi u bë i ditur nga familja Dushi, e cila njoftoi për ceremoninë e rivarrimit.
Rivarrimi do të mbahet më 27 shkurt 2026, nën patronatin e Komunës së Klinës.
Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:30 në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 14:00, në varrezat e dëshmorëve në Kodra e Kuqe, në Zajm.
Familja ka bërë të ditur se do të presë ngushëllime më 28 shkurt.