Ibrahimi: Dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh
Asociacioni i Komunave të Kosovës konsideron se dëmi që po u bëhet komunave nga zbatimi i kontratave kolektive është milionësh.
AKK-ja po kërkon që të shqyrtohet zbatimi i kontratave kolektive.
Kështu ka thënë për Ekonomia Online, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
“Problem tjetër të cilën është identifikuar nga kryetarët e Komunave janë zbatimi i kontratave kolektive dhe pasojat financiare që komunat janë duke i bartur, janë me dhjetëra miliona euro ku Komunave i merren padrejtësisht sepse kontratat kolektive nuk janë nënshkruar nga niveli lokal por janë nënshkruar nga niveli qendror dhe kryetarët e Komunave kërkojnë që barra financiare për mbulimin e kostos që del nga zbatimi i kontratave kolektive në arsim por gjithashtu edhe në shëndetësi të merret nga niveli qendror e jo nga niveli lokal”, thotë Ibrahimi.
Ai ka shtuar se kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro dëme.
“Kemi të bëjmë me dhjetëra miliona euro, shumica absolute e këtyre milionave eurove nuk shkojnë për shkak se i merren komunave në zbatimin e projekteve për investime kapitale ku përmes investimeve kapitale edhe cilësia e jetës së qytetarit përmirësohet mirëpo edhe ambienti për zhvillim ekonomik lokal”.
Krahas dëmit që po i shkaktojnë këto kontrata kolektive, komunat po ballafaqohen edhe Ligjin e Prokurimit Publik.