I shkakton lëndime të rënda trupore një personi, arrestohet një burrë në Obiliq
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” në Milloshevë të Obiliqit.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fsh. Milloshevë, Obiliq / 19.01.2025 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.